• 沒有找到結果。

Kategoritë Kombëtare të zonave të mbrojtura në Shqipëri dhe zbatimi

8. Kategoritë Kombëtare të zonave të mbrojtura në

Shqipëri dhe zbatimi i tyre për Luginën e Lumit Vjosa

Në Ligjin shqiptar për Zonat e Mbrojtura (81/2017;

pjesa IV) përcaktohen tetë kategori të zonave të mbrojtura në Shqipëri, duke iu referuar sistemit të kategorive të IUCN-së për zonat e mbrojtura (kategoritë I- VI, të dhëna në kllapa, siç parashtrohen më poshtë):

a.

Rezervë strikte natyrore/rezervat shkencor (kategoria I);

b. Park kombëtar (kategoria II);

c. Monument natyror (kategoria III);

ç. Rezervat natyror i menaxhuar/park natyror (kategoria IV);

d. Peizazh i mbrojtur (kategoria V);

dh. Zonë e mbrojtur e burimeve të menaxhuara (kategoria VI);

e. Park natyror bashkiak (kategoria IV);

ë. Kurorë e gjelbër (përreth qytetit) (Kategoria V).

Secila kategori e zonës së mbrojtur në ligjin kombëtar shqiptar përcaktohet më tej nga objektivi ose qëllimi i mbrojtjes, i ndjekur nga lista e veprimtarive të ndaluara dhe të lejuara.

Për disa nga kategoritë e zonave të mbrojtura, përmenden gjithashtu edhe objektivat e menaxhimit, por përshkrimi nuk është i ndarë në mënyrë strikte si në kategoritë e IUCN-së në bazë të objektivave kryesore dhe të objektivave të tjera të menaxhimit, duke lënë hapësirë për interpretim.

Tabela 6 përmban përshkrimin dhe objektivat e kategorive të zgjedhura të zonave të mbrojtura në Ligjin Shqiptar, të cilat mund të merren në konsideratë për t´u zbatuar për zonën e ardhshme të mbrojtur të Lumit Vjosa.

8 Kategoritë Kombëtare të zonave të mbrojtura në Shqipëri dhe zbatimi i tyre për Luginën e Lumit Vjosa

Tabela 6: Përshkrimi dhe objektivat e kategorive të zgjedhura të zonës së mbrojtur në bazë të

ligjit shqiptar

Kategoria e zonës së

mbrojtur Përshkrimi dhe qëllimet

Kategoria II – Park Kombëtar

1. Park kombëtar shpallen territoret e gjera, zakonisht jo më pak se 1,000 ha, unike për nga vlerat kombëtare dhe ndërkombëtare, që ruhen dhe menaxhohen për mbrojtjen e ekosistemeve, llojeve, për edukim dhe rekreacion (çlodhje e argëtim), që rregullojnë përdorimin e qëndrueshëm nga ana e njeriut të burimeve natyrore.

2. Në parkun kombëtar zbatohet shkalla e mbrojtjes mjedisore që ka si objektiv të mbajë territorin në gjendje natyrore, ku të ruhen komunitetet biotike, të resurseve gjenetike dhe llojeve për të siguruar stabilitetin ekologjik dhe diversitetin, dhe ku:

përjashtohet njeriu nga shfrytëzimi ose zënia me aktivitete intensive;

nuk lejohet shfrytëzimi i tokës me teknologji intensive, me mjetet dhe mënyrat që shkaktojnë ndryshimet rrënjësore në biodiversitet, në strukturën dhe funksionet e ekosistemeve, ose që dëmtojnë në mënyrë të pandreqshme sipërfaqen e tokës;

janë të ndaluara ndërtimi i zonave urbane, i autostradave, hekurudhave, linjave të prodhimit të energjisë, si hidrocentrale, linja të tensionit të lartë dhe sisteme të naftës dhe të gazit me shtrirje të gjatë;

nuk lejohet ndryshimi i gjendjes natyrore të rezervave ujore, burimeve, liqeneve dhe sistemeve ligatinore;

çdo veprimtari që bie ndesh me objektivat e mbrojtjes së zonës dhe që përcaktohen në planin e menaxhimit.

3. Në këtë zonë mund të ushtrohen veprimtari që sigurojnë krijimin e mundësive shpirtërore, shkencore, edukative, çlodhëse të vizitorëve, në përputhje me kërkesat mjedisore, kulturore dhe të planit të menaxhimit, por vetëm pasi të pajisen me miratimin e institucioneve shtetërore, që synojnë:

ruajtjen e zonës në një gjendje natyrore ose sa më afër natyrës;

respektimin e vlerave ekologjike, gjeomorfologjike, objekteve të shenjta ose estetike, për të cilat zona merret në mbrojtje;

marrjen në konsideratë që banorët lokalë kanë të drejta, të tilla si, peshkimin, kullotjen dhe drutë e zjarrit, deri në atë masë sa ato të mos dëmtojnë objektivat e tjerë të menaxhimit.

4. Me propozim me shkrim dhe të arsyetuar të administratës së ruajtjes së zonës, AKZM-ja mund të miratojë:

kullotjen dhe kalimin e kafshëve shtëpiake dhe ngritjen e objekteve të lehta ose të përkohshme për mbajtjen e tyre;

vendosjen e stendave, tabelave të të dhënave, reklamave, shenjave dhe posterave;

vozitjen me barka, kanoe dhe mjete të tjera lundrimi (jo motorike);

fluturimet jo-ushtarake me helikopterë, balona, deltaplane, etj.;

lëvizje dhe parkim automjetesh jashtë rrugëve dhe vendeve të caktuara;

ngjitje alpine, ski, kampingje dhe ndezje zjarri jashtë pikave të caktuara;

mbledhje bimësh, frutash, farash e kërpudhash;

ushtrim veprimtarish të strukturave turistike sezonale, që nuk kërkojnë zënie përfundimtare të tokës.

5. Kur administrata e ruajtjes së parkut vëren se cënohet qëllimi për të cilin zona është shpallur “Park kombëtar”, mund të kufizojë ose të ndalojë përkohësisht lëvizjen e mjeteve të transportit, peshkimin dhe veprimtari të tjera të lejuara.

6. Me propozimin e AKZM-së, ministri miraton udhëzimin për procedurat e ndalimit të përkohshsëm të veprimtarive të miratuara kur po cënohet qëllimi për të cilin është shpallur zona e mbrojtur mjedisore.

7. Në planin e menaxhimit për parkun, sipas nënzonave të administrimit, caktohen qartazi dhe në mënyrë të detajuar veprimtaritë e lejuara, të ndaluara ose ato për të cilat kërkohet leje nga organet kompetente, sipas legjislacionit shqiptar në fuqi.

8 Kategoritë Kombëtare të zonave të mbrojtura në Shqipëri dhe zbatimi i tyre për Luginën e Lumit Vjosa

Kategoria e zonës së

mbrojtur Përshkrimi dhe qëllimet

Kategoria III – Monument Natyror

1. Monument natyror shpallet formacioni natyror me një sipërfaqe deri në 50 hektarë i veçantë gjeologjik dhe gjeomorfologjik, një depozitë mineralesh ose një habitat i një lloji të rrallë e të kërcënuar ose me rëndësi të veçantë shkencore dhe estetike.

2. Në një Monument natyror, zbatohet shkalla e mbrojtjes, e njëjtë me Rezervën Strikte*. Zona mbrohet e menaxhohet për ruajtjen e karakteristikave e dukurive të veçanta natyrore, kulturore, historike dhe arkeologjike, për të cilat është shpallur monument.

3. Monumentet natyrore rrethohen nga zona buferike me gjerësi deri në 50 metra nga perimetri i monumentit.

4. Në përputhje me shkallën e mbrojtjes së monumentit, ministri miraton me urdhër rregulla të veçanta për vizitat ose kalimin e vizitorëve a të turistëve, për afate të shkurtra kohore.

5. Rivlerësimi i listës së monumenteve të natyrës realizohet nga AKZM-ja çdo 5 vjet dhe miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

* Rezerva strikte natyrore (Kategoria I)

Rezervë strikte natyrore shpallen territore ose zona, që zotërojnë disa ekosisteme të veçanta, karakteristike ose përfaqësuese, dhe/ose lloje të florës dhe/ose të faunës me rëndësi shkencore, të përshtatshme për kërkime shkencore dhe/ose monitorim, dhe që janë pak ose aspak të shqetësuara nga njeriu. Kjo kategori përbëhet nga dy nënkategori kryesore;

Nënkategoria Ib është mundësisht përkatëse për Luginën e Lumit Vjosa, veçanërisht në pjesën e saj të sipërme: “Zonë e Mbrojtur e menaxhuar kryesisht për mbrojtje tërësore të botës së gjallë ose “Rezervë Strikte Natyrore”, që ruhet e menaxhohet në mënyrë të atillë që të ruajë gjendjen e tyre natyrore”.

Në rezervën strikte natyrore zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes, pasi në të janë të ndaluara veprimtaritë e njeriut dhe ku objektivat kryesore janë:

ruajtja e biodiversitetit të zonës duhet të jetë e arritshme nëpërmjet mbrojtjes dhe të mos kërkojë menaxhim aktiv ose manipulim të habitateve;

të minimizohen çrregullimet dhe shqetësimet nëpërmjet planifikimit të kujdesshëm të realizimit të kërkimit shkencor dhe veprimtarive të tjera të miratuara;

të kufizohen kontaktet e publikut me zonën dhe të përjashtohet përdorimi i saj për pushim e çlodhje; dhe

të lejohet prania e vizitorëve pa mjete të motorizuara në atë nivel që t´i shërbejë sa më mirë mirëqenies fizike dhe shpirtërore të tyre dhe të ruhet cilësia e natyrës së egër të zonës për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

8 Kategoritë Kombëtare të zonave të mbrojtura në Shqipëri dhe zbatimi i tyre për Luginën e Lumit Vjosa

Kategoria e zonës së

mbrojtur Përshkrimi dhe qëllimet

Kategoria IV – Rezervat Natyror i Menaxhuar ose Park Natyror

1. Rezervat natyror i menaxhuar ose park natyror shpallen territoret, që nuk janë shumë të mëdha dhe përfaqësojnë zona me ndërhyrje aktive të njeriut për qëllime menaxhimi të llojeve dhe habitateve, në mënyrë që të garantohet ruajtja e habitateve dhe të plotësohen kërkesat specifike të llojeve me rëndësi rajonale e vendore, si dhe zonat që përdoren për qëllime studimore, edukative dhe kulturore.

2. Objektivi i shpalljes së rezervatit natyror të menaxhuar është:

sigurimi dhe ruajtja e kushteve të habitatit, të domosdoshme për mbrojtjen e llojeve të rëndësishme, grup-llojeve, komuniteteve biotike ose karakteristikave fizike të mjedisit, që kërkojnë ndërhyrje të veçantë për një menaxhim optimal;

lehtësimi i kërkimit shkencor dhe montirimi mjedisor i veprimtarive parësore të lidhura me menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore;

dhënia e mundësisë popullsisë lokale të përfshirë brenda zonës të sigurojë përfitime ekonomike, si një nga objektivat e menaxhimit.

Ngritja e zonave të kufizuara për edukim mjedisor të publikut, vlerësimin e karakteristikave të habitateve dhe të punës për menaxhimin e llojeve në natyrë;

3. Në Parkun natyror nuk lejohet të zhvillohen veprimtaritë e mëposhtme:

ndryshimet e gjendjes natyrore të rezervave ujore, burimeve, liqeneve dhe sistemeve ligatinore;

shfrytëzimi dhe zënia e zonës me veprimtari të cilat bien ndesh me qëllimet për të cilat ajo është marrë në mbrojtje;

4. Duke marrë miratimin paraprak me shkrim të administratës së zonës së mbrojtur, në këto zona mund të ushtrohen veprimtaritë e mëposhtme:

lëvizja dhe parkimi i automjeteve jashtë rrugëve publike dhe vendeve të caktuara për parkim;

mbledhja e bimëve, gjetjeve paleontologjike dhe e gurëve nuk dëmtojnë habitatin natyror;

ngritja dhe funksionimi i objekteve për qëllime ushtarake dhe mbrojtjeje.

vendosja e stendave, tabelave të të dhënave, reklamave, shenjave dhe posterave, me përjashtim të atyre që japin të dhëna për objektivat e mbrojtjes së rezervatit;

Skitë, kampingjet dhe ndezja e zjarreve jashtë pikave të caktuara.

5. Rregullat për kalimet e vizitorëve e të turistëve për afate të shkurtra kohore, me qëllim respektimin e masave mbrojtëse të përcaktuara në planin e menaxhimit, miratohen me udhëzim të ministrit, me propozimin e AKZM-së.

6. Në planin e menaxhimit RNM/PN-të, sipas nënzonave të administrimit, caktohen qartazi dhe në mënyrë të detajuar veprimtaritë e lejuara, të ndaluara dhe ato për të cilat kërkohet leje e lëshuar nga organet kompetente, sipas legjislacionit shqiptar në fuqi.

8 Kategoritë Kombëtare të zonave të mbrojtura në Shqipëri dhe zbatimi i tyre për Luginën e Lumit Vjosa

Kategoria e zonës së

mbrojtur Përshkrimi dhe qëllimet

Kategoria V – Peizazh i Mbrojtur

1. Peizazh i mbrojtur shpallen territore të mëdha më shumë se 1000 hektarë, me peizazh harmonik e të formuar mirë, me reliev të zhvilluar karakteristik, me larmi ekosistemesh, detare ose tokësore, sipërfaqet brenda të cilave mund të kenë edhe qendra banimi që zhvillojnë veprimtari, si bujqësia, pemëtaria, pylltaria e peshkimi.

2. Peizazhi i mbrojtur menaxhohet për mbrojtjen e vlerave të peizazhit të zonës, biodiversitetit, si dhe për çlodhje e argëtim. Kjo kategori përfshin tokë/det/ujë në pronësi publike ose private.

3. Në një peizazh të mbrojtur zbatohet shkalla e mbrojtjes që ka si objekt kryesor:

fuqizimin e ndërveprimit harmonik të natyrës me kulturën për mbrojtjen e cilësisë së peizazhit, përdorimit tradicional të tokës, praktikave

ndërtimore dhe manifestimeve sociale dhe kulturore, karakteristike të zonës;

mbështetjen e atyre mënyrave të jetesës dhe veprimtarive ekonomike të cilat janë në harmoni me natyrën dhe ruajtjen e përbërjes kulturore dhe shpirtërore të popullsisë lokale;

eleminimin, ku është e domosdoshme, dhe parandalimin e përdorimit të tokës dhe kryerjen e veprimtarive që janë të papërshtatshme në përmasa dhe/ose përmbajtje;

krijimin e mundësive për kënaqësi të publikut përmes çlodhjes dhe turizmit, në përputhje me karakterin dhe përmasat e karakteristikave thelbësore të zonës;

Nxitjen e veprimtarive shkencore dhe edukative, të cilat ndihmojnë në zhvillimin dhe mirëqenien për një kohë të gjatë të popullsisë lokale dhe në sigurimin e mbështetjes së gjerë publike për mbrojtjen e mjedisist të zonave të mbrojtura të tilla;

Sjelljen e përfitimeve ekonomike dhe dhënien e kontributit në rritjen e mirëqenies së popullsisë lokale përmes shfrytëzimit të produkteve natyrore, si pyje dhe prodhimi i peshkut, dhe shërbimeve, si ujë i pastër ose të ardhura që vijnë nga format e përshtatshme të turizmit.

4. Veprimtaritë që ndryshojnë përdorimin e territorit, si ndërtimet, trajtimi i ujërave të zeza në ferma, ndërhyrjet në zonat më të mëdha se 2 hektarë, ndërtimi i autostradave, i kanaleve lundruese dhe i zonave urbane, si dhe veprimtari të ngjashme me këto, lejohen të ushtrohen vetëm nëse subjekti që kërkon të kryejë veprimtarinë është pajisur me leje mjedisore.

5. Për ushtrimin e veprimtarive të poshtëshënuara është i mjaftueshëm miratimi me shkrim i administratës së zonës së mbrojtur mjedisore:

përdorimi i kimikateve e i pesticideve në tokat bujqësore;

ndezja e zjarreve jashtë vendeve e pikave të caktuara;

lëvizja me mjete transporti jashtë rrugëve dhe vendeve të caktuara;

ky rregull nuk zbatohet për automjetet dhe makineritë shtetërore, bujqësore e pyjore, të zjarrfikësve, autoambulancave, makinerive të shërbimeve veterinare dhe atyre të menaxhimit të ujërave;

organizimi i garave me automjete, motoçikleta e biçikleta;

praktika të përdorimit unik apo tradicional të tokës dhe organizime sociale që shprehen në vendbanime njerëzore, zakonet lokale dhe besimet fetare, pas pajisjes me leje mjedisore.

6. Në planin e menaxhimit për PM-të, sipas nënzonave të administrimit, caktohen qartazi dhe në mënyrë të detajuar veprimtaritë e lejuara, të ndaluara dhe ato për të cilat kërkohet leje e lëshuar nga organet kompetente, sipas legjislacionit shqiptar në fuqi.

Tabela e realizuar nga autori i raportit

8.1. Zonimi brenda zonave të mbrojtura

Legjislacioni për zonat e mbrojtura, duke përfshirë Ligjin shqiptar 81/2017, njeh konceptin e zonimit si mjetin e menaxhimit. Zonimi është

të mbrojtura të përdorimeve dhe dimensioneve shumëfishe dhe për sigurimin e lidhjeve ndërmjet zonave qendrore. Legjislacioni shqiptar

8 Kategoritë Kombëtare të zonave të mbrojtura në Shqipëri dhe zbatimi i tyre për Luginën e Lumit Vjosa

e brendshme në parkun kombëtar, rezervatin natyror të menaxhuar dhe peizazhin e mbrojtur.

Në legjislacion parashtrohet se plani i menaxhimit për një zonë të caktuar mund të ndajë zonën në zona ose njësi për përcaktimin e nevojave të menaxhimit (zona të mbrojtura në mënyrë strikte, zona restaurimi…)

Gjithashtu, zonat brenda një zone të mbrojtur mund të kenë kategoritë e tyre të mbrojtura, të përkufizuara në mënyrë të përhershme jo vetëm

në planin e menaxhimit por gjithashtu edhe në ligj.

Opsioni i parë ofron fleksibilitet për menaxhimin e përshtatur dhe sistemimin e kategorive të zonave përmes planit të menaxhimit.

Opsioni i dytë ofron siguri më të madhe ligjore në lidhje me objektivat kryesore të ruajtjes së zonës, por ndryshimi i kategorisë kryhet vetëm me ligj.

8.2. Rekomandimet për përdorimin e zonimit në Luginën e Lumit Vjosa të propozuar për mbrojtje

Në bazë të Nenit 13 të Ligjit për Zonat e Mbrojtura (81/2017), zonat që vendosen brenda parkut kombëtar, rezervës natyrore të menaxhuar dhe peizazhit të mbrojtur, janë si më poshtë:

Nënzona qendrore

Nënzona e përdromit tradicional dhe të qëndrueshëm

Nënzona e rekreacionit

Nënzona buferike

Nënzona e trashëgimisë dhe peizazhit kulturor

Shkalla e parë e mbrojtjes (strikte) e zbatueshme në nënzonën qendrore ka për qëllim ruajtjen parësore të biodiversitetit dhe siguron një zonë natyrore të pashqetësuar. Neni 48 (Ligji 81/2017) ndan më tej zonën kryesore (niveli i parë i mbrojtjes) në nivele A dhe B.

Për nënzonën e propozuar kryesore të Luginës së Lumit Vjosa në tarracat e sipërme dhe të mesme, kërkohet mbrojtja e nivelit A.

Veprimtaritë e mëposhtme të njeriut ndalohen në modelin e zonimit të Zonës Qendrore (Mbrojtja e nivelit A):

(a) Prerja e drurëve dhe e shkurreve;

(b) Përdorimi i kimikateve dhe i plehërave kimike;

(c) Ndërtime të çdo lloji;

(ç) Nxjerrja e mineraleve dhe torfave;

(d) Ndezja e zjarreve;

(dh) Kullotja, kalimi i kafshëve shtëpiake dhe ndërtimi i objekteve për mbajtjen e tyre;

(e) Ngritja e objekteve çlodhëse, argëtuese dhe sportive;

(ë) Kalimi nëpër shtigje, me përjashtim të pronarit ose të përdoruesit të tokës;

(f) Lëvizja me mjete motorike të çdo lloji, përveç mjeteve të administratës së ruajtjes së rezervatit dhe të zjarrëfikësve;

(g) Vozitja me barka, kanoe dhe mjete të tjera lundrimi;

(gj) Riprodhimi intensiv i llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie.

Për opsionin e parkut të propozuar të peizazhit në pjesën e poshtme të Luginës së Lumit Vjosa, duke përfshirë pjesën e poshtme të Lumit Vjosa (në rrjedhën e poshtme të bashkimit me Lumin Shushica në derdhjen e tij në det) dhe për Lagunën e Nartës, zbatohet modeli i zonimit të Nivelit B.

Në modelin e zonimit të zonës qendrore (Niveli B), janë të ndaluara veprimtaritë e mëposhtme:

(a) Shfrytëzimi i tokës me teknologji intensive, me mjete dhe mënyra që shkaktojnë ndryshime rrënjësore në biodiversitet, në strukturën dhe funksionet e ekosistemeve ose që dëmtojnë në mënyrë të pandreqshme sipërfaqen e tokës;

8 Kategoritë Kombëtare të zonave të mbrojtura në Shqipëri dhe zbatimi i tyre për Luginën e Lumit Vjosa

(b) Neutralizimi i mbetjeve me origjinë jashtë

“parkut kombëtar”;

(c) Shpërndarja e kafshëve dhe bimëve jovendase kur ato sjellin ndryshime në biodiversitetin e zonës;

(ç) Riprodhimi intensiv, me përjashtim të riprodhimeve shpëtuese;

(d) Ndërtimi i rrugëve, autostradave, hekurudhave, zonave urbane,

hidrocentraleve, linjave të tensionit të lartë dhe sistemeve të naftës dhe gazit me shtrirje të gjatë;

(dh) Larja dhe spërkatja e rrugëve me kimikate;

(e) Mbjellja e pyjeve monokulturë;

(ë) Ndezja e zjarreve jashtë vendeve e pikave të caktuara;

(f) Lëvizja e mjeteve të transportit jashtë rrugëve të caktuara;

(g) Nxjerrja e mineraleve, gurëve, torfave, me përjashtim të gurëve dhe rërës për mirëmbajtjen e parkut;

(gj) Veprimtari masive sportive, turistike jashtë pikave të caktuara, dhe

(h) Organizimi i garave me automjete e motoçikleta.

Në nënzonën e përdorimit Tradicional dhe të qëndrueshëm, zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes, e cila është synuar kryesisht për ruajtjen e biodiversitetit, duke siguruar një zonë natyrore disi të shqetësuar me veprimtari tradicionale dhe ekoturistike.

Në nënzonën e Rekreacionit, zbatohet shkalla e tretë e mbrojtjes e cila synon ruajtjen e natyrës dhe biodiversitetit në harmoni me zhvillimin ekonomiko-shoqëror dhe veprimtaritë turistike, duke përfshirë infrastrukturën për banorët dhe bizneset.

Zona buferike e Lumit Vjosa ndjek modelin e “rajonit të parkut kombëtar” të përdorur në disa vende të BE-së (Itali, Austri), ku zona e përfshirë në zonën buferike ofron mbrojtje me anë të logjistikës dhe infrastrukturës për parkun kombëtar dhe ku komunitetet lokale përfitojnë nga zona e mbrojtur duke zhvilluar turizmin, prodhimin tradicional të ushqimit dhe shërbime të tjera të përdorura nga vizitorët e zonave të mbrojtura. Nënzonat e trashëgimisë dhe peizazhit kulturor përfshijnë trashëgiminë kulturore dhe monumentet brenda zonave të tjera të zonës së propozuar për mbrojtje.

8 Kategoritë Kombëtare të zonave të mbrojtura në Shqipëri dhe zbatimi i tyre për Luginën e Lumit Vjosa

相關文件