• 沒有找到結果。

Modelet më të përshtatshme të kategorive të IUCN-së për zonat e

7. Modelet më të përshtatshme të kategorive të IUCN-së për zonat e mbrojtura për zonën e mbrojtur të Luginës së Lumit Vjosa

7.1. Përzgjedhja e kategorisë së duhur ose e më shumë se një kategorie

Në çastin kur një zonë identifikohet si zonë e mbrojtur në bazë të përkufizimit të IUCN-së, vijohet më tej me klasifikimin dhe përcaktimin e kategorive të cilat përshtaten më mirë me objektivat e përgjithshme të menaxhimit të zonës së mbrojtur.

Zona e Luginës së Lumit Vjosa, e cila është nën shqyrtim për t´u shpallur e mbrojtur, është një zonë mjaft e veçantë në shumë aspekte; ajo ka përmasat e dallueshme të shtrirjes gjatësore, ka karakteristika të ndryshme në pjesë të ndryshme të zonës, dhe ndryshime të mëdha në praktikat e përdorimit të tokës ndërmjet profilit të ngushtë të pandryshueshëm të shtratit të lumit dhe peizazhit përreth në fushat më të ngritura të përmbytjeve.

Në bazë të standardeve të IUCN-së (Dudley, 2008: 36) parashikohet se zona të mëdha të mbrojtura mund të përmbajnë brenda tyre zona

të shumta të mbrojtura. Lumi Vjosa dhe degët e tij ndahen në tre tarraca: në tarracën e sipërme, ku lumi rrjedh kryesisht përmes grykave dhe kanioneve dhe ku tokat përreth nuk ofrojnë kushtet për përdorimin e tyre intensiv për qëllime bujqësore ose urbanistike; në tarracën e mesme, ku lumi rrjedh përgjatë një zone të gjerë me rryma paralele dhe kufizues të shumtë me zhavorr dhe ku praktikat e përdorimit të tokës kryhen në pjesën e sipërme të fushave të përmbytjes; dhe në tarracën e poshtme, ku lumi fillon të gjarpërojë duke bërë që zona shpesh të përmbytet, duke kufizuar intensitetin e përdorimit të tokës për qëllime bujqësore dhe urbanistike. Ndryshime të tilla në karakterin ekologjik dhe në intensitetin e përdorimit të tokës, si dhe shtrati i ngushtë i lumit në tarracat e tij më të ngitura me një shtrirje prej afro 200 km, përbëjnë bazën e përcaktimit të disa zonave të mbrojtura të ndërfutura brenda zonës qendrore të mbrojtur.

7.2. Parametrat për përcaktimin e kategorisë së zonës së mbrojtur

Pjesa më e madhe e zonave të mbrojtura, duke përfshirë edhe zonën e ardhshme të Luginës së Lumit Vjosa, e cila është propozuar për mbrojtje, kanë objektiva dhe vlera shumëfishe.

Autoriteti ose administrata përgjegjëse për

zonën e mbrojtur duhet të përcaktojë objektivin kryesor dhe objektivat e tjera përkatëse për të vendosur se në cilën kategori të mbrojtjes do të klasifikohet zona.

7 Modelet më të përshtatshme të kategorive të IUCN-së për zonat e mbrojtura për zonën e mbrojtur të Luginës së Lumit Vjosa

7.2.1. Objektivi kryesor dhe “rregulli i 75%”

Në bazë të udhëzimeve e IUCN-së për kategoritë e zonave të mbrojtura (Dudley, 2008, 2013) parashikohet se kategoria e një zone të mbrojtur bazohet në objektivin e saj kryesor dhe ky objektiv zbatohet ndaj të paktën tre të katërtave të zonës (“rregulli i 75%”).

Pavarësisht se tashmë është demonstruar se objektivi kryesor për mbrojtjen e ardhshme të Luginës së Lumit Vjosa — i cili duhet të zbatohet për Lumin Vjosa dhe degët e tij — duhet të sigurojë mbrojtjen afatgjatë të lumit të pashqetësuar dhe dinamikës së tij natyrore për mbrojtjen e vlerave kryesore natyrore të zonës, ka ende ndryshime në mendime dhe këndvështrime në lidhje me perceptimin e Lumit Vjosa dhe degëve të tij në një kontekst më të gjerë. Duke pasur parasysh madhësinë, kompleksitetin dhe proceset e ndryshme natyrore të cilat ende i japin trajtën karakterit të lumit, a është Lumi Vjosa mjaft i madh për t´u konsideruar një ekosistem në vetvete, me korridore të caktuara të migrimit dhe me funksionimin e ujëmbledhësit? Ose a duhet ai të konsiderohet si ‘arteria kryesore e peizazhit më të gjerë kulturor’ dhe një pjesë e rëndësishme e peizazhit të mbrojtur?

IUCN-ja sugjeron kategorinë më të përshtatshme të zonës së mbrojtur për ekosistemet e ligatinave në brendësi të vendit të cilat përfshijnë të gjithë ujëmbledhësin — modeli i propozuar për Luginën e Lumit Vjosa — është përdorimi i kategorive I ose II (Dudley 2008: 63) të IUCN-së për zonën e mbrojtur. Si shembull është cituar Parku Kombëtar Kakadu në Australi. Për mbrojtjen e tarracave të ndryshme të lumit (si pjesë e ekosistemeve të ligatinave në brendësi të vendit), i njëjti burim sugjeron kategorinë II për tarracën e sipërme të lumit (burimi i lumit;

shembull: Rezerva Pyjore Adirondack, Shtetet e Bashkuara) ose kategorinë Ib dhe/ose II për tarracat e mesme dhe të poshtme (shembujt:

Parku Kombëtar Donana, Lumi i Spanjës dhe i Daglasit – Zona e Mbrojtur Esplanade e Lumit Daly, Australi).

Në këtë fazë të studimit, sugjerohet të përjashtohet nga përcaktimi i zonës së mbrojtur

vetëm kategoria IV e IUCN-së për të gjithë pjesët e lumit, meqenëse kjo kategori ka për qëllim vetëm ruajtjen, mbrojtjen dhe restaurimin e disa llojeve dhe habitateve të rëndësishme dhe jo të ekosistemeve (ose peizazheve) dhe proceseve natyrore. Zonat e kategorisë IV shpesh bazohen në ndërhyrje të vazhdueshme me anë të menaxhimit dhe nuk përqendrohen në proceset e pashqetësuara natyrore. Një nga vlerat kryesore për mbrojtjen e Lumit Vjosa është mbizotërimi i proceseve të pashqetësuara natyrore, duke e bërë atë një nga lumenjtë e fundit europianë të këtij lloji.

7.2.2. Komponentët thelbësorë për përshkrimin e kategorive të zonave të mbrojtura në kontekstin e Luginës së Lumit Vjosa

Tabela 5 tregon pjesët e veçanta të përshkrimit të kategorive të ndryshme të zonave të mbrojtura dhe se si ato zbatohen për Luginën e Lumit Vjosa (në bazë të tarracave).

Analizimet e kryera në bazë të pjesëve përkatëse të përshkrimit të kategorive të IUCN-së për zonat e mbrojtura, tregojnë se kategoritë Ia, Ib dhe VI nuk mund të zbatohen të gjitha njëkohësisht për të gjitha tarracat e Lumit Vjosa.

Kategoritë IV, V janë përjashtuar për tarracat e sipërme dhe të mesme.

Në bazë të analizimeve ekziston gjithashtu mundësia që tarraca e sipërme e Lumit Vjosa të shpallet qoftë monument natyror (kategoria III) ose park kombëtar (kategoria II), ndërsa për tarracën e mesme të Luginës së Lumit Vjosa sugjerohet përdorimi i kategorisë II.

7.2.3. Tiparet dalluese të tarracave të ndryshme të Luginës së Lumit Vjosa

Tarraca e mesme e Luginës së Lumit Vjosa

Studimet e vazhdueshme për vlerat e biodiversitetit në tarracën e mesme të lumit Vjosa theksojnë praninë e madhe të habitateve të rëndësisë ndërkombëtare të mbrojtjes (sipas Shtojcës së Direktivës së BE-së për Habitatet),

7 Modelet më të përshtatshme të kategorive të IUCN-së për zonat e mbrojtura për zonën e mbrojtur të Luginës së Lumit Vjosa

të cilat mbajnë dhe ruajnë vlerat e tyre të larta për mbrojtje për shkak se nuk ka pasur asnjë ndërveprim të njeriut me natyrën në hidrologjinë e lumit dhe shtratit të ngushtë lumor. E njëjta gjë mund të thuhet për praninë e madhe të llojeve të rralla, të rrezikuara dhe madje endemike. Për tarracën e mesme të Lumit Vjosa dhe degëve të tij mund të arrihet në përfundimin se ajo përbën një ekosistem natyror, funksionet dhe vlerat e të cilit nuk varen nga ndërveprimet me peizazhin rrethues të krijuar nga njeriu në fushat e përmbytjeve në lartësi më të mëdha.

Tiparet dalluese të tarracës së mesme të Luginës së Lumit Vjosa:

Ekosistemi i madh dhe funksional, me madhësinë e duhur dhe cilësinë ekologjike për ruajtjen e funksioneve dhe proceseve ekologjike që lejojnë mbizotërimin e llojeve dhe komuniteteve vendase në periudhën afatgjatë, pa pasur nevojë për shumë ndërhyrje menaxhuese.

Karakteristikat përfaqësuese të rajonit kryesor natyror, me tipare biologjike dhe pamje panoramike, ku llojet vendase të bimëve dhe kafshëve, habitatet, morfologjia dhe zonat e gjeodiversitetit janë të rëndësisë së veçantë shkencore, rekreative, turistike dhe edukative, dhe përbërja e biodiversitetit mbetet në gjendje natyrore.

Tabela 5: Tarracat e Lumit Vjosa në lidhje me kategoritë e ndryshme ndërkombëtare të zonave

të mbrojtura

Parametrat kryesore përshkruese për kategoritë e ZM-së

Tarraca e Luginës së Lumit Vjosa

Komente E sipërme E mesme E Poshtme

A është tarraca një zonë ku “Ndalohet hyrja” dhe banohet nga shumë pak njerëz?

Jo Jo Jo Përjashton kategorinë Ia në të trija tarracat së bashku

A është tarraca në përputhje me katër kriteret për natyrën e egër 1 ?

Jo Jo Jo Përjashton kategorinë Ib në të trija tarracat së bashku

Madhësia E madhe / E

mesme 2 E madhe E madhe Kategoritë Ia, III dhe IV përfshijnë zakonisht ose shpesh zona me përmasa të vogla. Ib, II, V dhe VI përfshijnë zakonisht ose shpesh zona të mëdha.

Prania e tiparit(eve)

natyror Po Jo /

Pjesërisht Jo Opsion i mundshëm: kategoria III vetëm për tarracën e sipërme

Zonat e kategorisë IV në përgjithësi kanë për qëllim mbrojtjen e disa llojeve, habitateve ose vetëm disa pjesëve të caktuara të ekosistemeve.

Përjashton kategorinë IV në tarracat e mesme dhe të sipërme, meqenëse këto tarraca përfaqësojnë tërësinë e ekosistemeve dhe jo vetëm disa pjesë të ekosistemeve ose habitateve. Kategoria IV mund të zbatohet vetëm në disa raste të veçanta për rezervatet natyrore “të cilat gjenden” brenda njësive më të mëdha të zonës së mbrojtur.

Ekosistemi mbizotërues (natyror) i cili qeveriset nga proceset dhe forcat natyrore të pandryshueshme

Po Po Pjesërisht

Tarracat e sipërme dhe të mesme janë tërësisht ekosisteme natyrore, të paktën në korridorin e ngushtë të shtratit të lumit.

Ndërlikimi: kategoria II për tarracat e mesme dhe të sipërme.

Përjashton Kategorinë V për tarracat e sipërme dhe të mesme

Peizazhi (= ekosistem i

ndikuar nga njeriu) Jo Jo Pjesërisht

Tarracat e sipërme dhe të mesme të Lumit Vjosa në profilet e tyre në shtratin e ngushtë lumor nuk janë peizazhe të modifikuara, sepse ndërveprimi i njeriut me natyrën ka krijuar përgjatë viteve një zonë me karakter të dallueshëm dhe me vlera të rëndësishme ekologjike dhe biologjike, ku integriteti është mjaft kritik për mbrojtjen dhe ruajtjen e zonës dhe vlerave të tjera të veçanta.

Përjashton Kategorinë V për tarracat e sipërme

7 Modelet më të përshtatshme të kategorive të IUCN-së për zonat e mbrojtura për zonën e mbrojtur të Luginës së Lumit Vjosa

Përjashton kategorinë VI në të trija tarracat së bashku.

Mbrojtjta e natyrës dhe proceset ekologjike në Luginën e Lumit Vjosa nuk mbrohen me anë të përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore, por bazohen në dinamikat dhe proceset e pashqetësuara natyrore.

Tabela e realizuar nga autori i raportit.

1 Katër kriteret për natyrën e egër janë natyrshmëria, shkalla, pacënueshmëria, pazhvillueshmëria (Kuiters et al., 2013)

2 Përqëndrimi vetëm në shtratin lumor me rripat e ngushtë përgjatë tij (vetëm profili i shtrirjes gjatësore të lumit), madhësia e përgjithshme e tarracës së sipërme është relativisht e vogël; tarraca e sipërme karakterizohet nga shpate të pjerrëta dhe gremina të cilat mund të konsiderohen si një grupim i tipareve natyrore të qëndrueshme. Grykat janë tipare karakteristike natyrore të cilat janë pjesë e kategorisë III të IUCN-së për zonat e mbrojtura. Në bazë të një përllogaritje të përafërt, zona e “Monumentit Natyror” e shtrirë në të gjithë tarracën e sipërme do të ishte rreth 50 ha, nëse vetëm pjesa e ngushtë e terrenit me gjerësi mesatare 3 m përgjatë rrjedhës së lumit në tarracën e sipërme të Lumit Vjosa do të përfshihej në zonën e mbrojtur.

Objektivi kryesor: mbrojtja e biodiversitetit natyror dhe proceseve mbështetëse natyrore dhe promovimi i rekreacionit dhe edukimit.

Përfundimi për tarracën e mesme: ekuivalenti i kategorisë II të IUCN-së për zonat e mbrojtura (park kombëtar) Zona e mbrojtur duhet të përfshijë të gjithë shtirjen gjatësore të lumit dhe degëve të tij në tarracën e mesme.

LEGJENDA:

Zona Qendrore e Mesme Zona e Mesme 2 Zona Buferike e Mesme

Figura 3: Tarraca e mesme e Luginës së Lumit Vjosa

ME TË ZEZË – Tarraca e mesme e Luginës së Lumit Vjosa ME TË KUQE – Zona qendrore e Parkut Kombëtar (ZONA 1)

ME TË VERDHË – Nënzona e parkut kombëtar (ZONA 2); Ligji 81/2017 parashikon dy regjime të dallueshme për Zonën 2 të parkut kombëtar. Këto janë: “Nënzona e përdorimit rekreativ dhe tradicional” dhe “Nënzona e zhvillimit të qëndrueshëm”.

ME TË KALTËR – Zona buferike e parkut kombëtar Harta e realizuar nga autori i raportit.

Tarraca e sipërme e Luginës së Lumit Vjosa

Kufizuesit dhe pengesat e pranishme natyrore (grykat, kanionet...) në tarracën e sipërme të Luginës së Lumit Vjosa pengojnë përdorimin e burimeve natyrore dhe urbanizimin e zonës në shkallë të gjerë. Biodiversiteti dhe proceset natyrore janë të ruajtura mirë dhe prania e tyre nuk ndikohet aspak nga ndërveprimi i njeriut me natyrën. Prania e madhe e tipareve natyrore (gryka, kanione, burime ujore, dhe monumente kulturore të tilla si urat historike, etj.) mund të konsiderohen të gjitha së bashku si monumente

natyrore, por për nga funksioni janë ekosisteme natyrore. Në bazë të këtyre dy karakteristikave janë propozuar dy opsione për përcaktimin e kategorisë së zonës së mbrojtur për zonën qendrore të mbrojtjes në tarracën e sipërme të Luginës së Lumit Vjosa:

Tiparet dalluese të tarracës së sipërme të Luginës së Lumit Vjosa:

Ekosistemi i madh dhe funksional, me madhësinë e duhur dhe cilësinë ekologjike për ruajtjen e funksioneve dhe proceseve

7 Modelet më të përshtatshme të kategorive të IUCN-së për zonat e mbrojtura për zonën e mbrojtur të Luginës së Lumit Vjosa

ekologjike që lejojnë mbizotërimin e llojeve dhe komuniteteve vendase në periudhën afatgjatë, pa pasur nevojë për shumë ndërhyrje menaxhuese.

Karakteristikat përfaqësuese të rajonit kryesor natyror, me tipare biologjike dhe pamje panoramike, ku llojet vendase të bimëve dhe kafshëve, habitatet, morfologjia dhe zonat e gjeodiversitetit janë të rëndësisë së veçantë shkencore, rekreative, turistike dhe edukative, dhe përbërja e biodiversitetit mbetet në gjendje natyrore.

Në bazë të përkufizimeve të IUCN-së sugjerohet se “zona e mbrojtur e cila ka të pranishëm një monument të rëndësishëm natyror (normalisht kategoria III), por që gjithësesi menaxhohet kryesisht për funksionet e ekosistemit të saj (normalisht kategoria II), bën pjesë më shumë në kategorinë II se sa në kategorinë III” (Dudley, 2008: 35).

Si përfundim për tarracën e sipërme ofrohen dy opsione:

Ekuivalenti i kategorisë II (park kombëtar) ose mundësisht ekuivalenti i kategorisë III

(monument natyror) në bazë të standardeve të IUCN-së për zonat e mbrojtura:

Monument Natyror (i cili ofrohet në formën e një sërë tiparesh të veçanta natyrore të cilat formojnë tërësinë e ekosistemit funksional)

ose Park Kombëtar, i cili shtrihet në Zonën

Qendrore të Lumit në tarracën e mesme të Lumit Vjosa dhe lidhet me kategorinë II të IUCN-së.

Objektivi kryesor i menaxhimit: mbrojtja e biodiversitetit natyror me tërësinë e tipareve të jashtëzakonshme natyrore, që mbështet proceset natyrore dhe promovimin e rekreacionit dhe edukimit.

Meqenëse tarraca e sipërme do të menaxhohet kryesisht për funksionet e ekosistemit të saj (normalisht kategoria II), ajo bën pjesë më shumë në kategorinë II të IUCN-së për zonat e mbrojtura (park kombëtar) se sa në kategorinë III. Zona e mbrojtur do të përfshijë të gjithë shtrirjen gjatësore të lumit dhe degëve të tij në tarracën e sipërme.

LEGJENDA:

Zona Qendrore e Sipërme Zona e Sipërme Zona Buferike e Sipërme

Figura 4. Tarraca e sipërme e Luginës së Lumit Vjosa

ME KAFE – Tarraca e sipërme e luginës së Lumit Vjosa; dy opsione:

• Monument Natyror (i cili ofrohet në formën e një sërë tiparesh të veçanta natyrore të cilat formojnë tërësinë e ekosistemit funksional) ose

• Park Kombëtar, i cili shtrihet në Zonën Qendrore të Lumit në tarracën e mesme të Lumit Vjosa dhe lidhet me kategorinë II të IUCN-së Harta e realizuar nga autori i raportit

7 Modelet më të përshtatshme të kategorive të IUCN-së për zonat e mbrojtura për zonën e mbrojtur të Luginës së Lumit Vjosa

Tarraca e poshtme e Luginës së Lumit Vjosa

Në rrjedhën e poshtme të bashkimit të Lumit Vjosa me Lumin Shushica, ku tarraca e tij është e ulët dhe e arritshme, Lumi Vjosa fillon të marrë trajtën e një “rrjedhe gjarpëruese”. Veprimtaritë e njeriut dhe përdorimi i burimeve natyrore janë të mëdha dhe në këtë pjesë lumi rrjedh duke kaluar përmes peizazhit të krijuar nga njeriu.

Megjithatë, lumi ka arritur të ruajë dy tiparet kryesore të rrjedhës së tij natyrore: përmbytjet e rregullta dhe ngarkesën e madhe të prurjeve të sedimenteve, të cilat ndikojnë së tepërmi në grykëderdhje dhe në bregdet. Për më tepër, kjo pjesë e peizazhit përmban disa tipare tejet të rëndësishme natyrore, të tilla si Lagunën e Nartës, plazhet natyrore dhe vijën bregdetare.

Pavarësisht se në bazë të kontekstit ekologjik, Laguna e njelmët e Nartës nuk lidhet drejtpërdrejt me ekosistemin lumor të ujërave të ëmbla, ajo është mjaft e rëndësishme për t´u mbrojtur qoftë në shkallë kombëtare ashtu dhe në atë globale. Laguna bregdetare zë një sipërfaqe prej 59 km2. Vlera e saj e mbrojtjes në nivelin kombëtar u njoh përmes shpalljes së saj si pjesë e peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë në vitin 2004. Gjithashtu, në nivelin europian, laguna paraqet interes për mbrojtjen, meqenëse është përfshirë në listën e mundshme për t´u bërë pjesë e rrjetit të zonave të mbrojtura Natura 2000. Laguna e Nartës është Zona Qendrore e Biodiversitetit (ZQB), si zona me vlerë e mbrojtjes ndërkombëtare.

Njësia territoriale Vjosë-Nartë zë një sipërfaqe prej afro 20,000 hektarësh dhe është zona e dytë më e rëndësishme e mbrojtur në Shqipëri për shkak të pranisë së madhe të shpendëve ujorë, të cilët e përdorin zonën gjatë sezoneve të dimërimit, migrimit dhe shumimit.

Përveç peizazheve të mahnitshme, zona përfshin një numër të madh habitatesh të rëndësishme, të cilat e bëjnë ekosistemin Vjosë-Nartë mjaft unik përgjatë të gjithë bregdetit të Adriatikut, duke përfshirë elementë të tillë si lagunat detare, kriporet, pyjet, dunat ranore dhe fushat e gjera, që ndërthuren me vlerat e pasura kulturore dhe historike.

Tiparet dalluese të tarracës së poshtme të Luginës së Lumit Vjosa:

Peizazhi tokësor, bregdetar dhe detar i cilësisë së lartë me pamje panoramike, habitate të rëndësishme për florën dhe faunën e zonës, si dhe dinamikat fluviale dhe hidromorfologjia e lumit dhe e detit, të ndërthurura me tiparet kulturore.

Laguna e rrallë dhe e rrezikuar bregdetare, e cila ka në përbërjen e saj shumëllojshmërinë e habitateve të rralla, të madhësisë së duhur dhe cilësisë ekologjike për të ruajtur funksionet dhe proceset ekologjike, të cilat janë të rëndësishme për mbijetesën afatgjatë të llojeve dhe komuniteteve vendase.

Karakteristikat përfaqësuese të rajonit kryesor natyror, me tipare biologjike dhe pamje panoramike, ku llojet vendase të bimëve dhe kafshëve, habitatet, morfologjia dhe zonat e gjeodiversitetit janë të rëndësisë së veçantë shkencore, rekreative, turistike dhe edukative, dhe përbërja e biodiversitetit mbetet në gjendje natyrore.

Pavarësisht se zona e poshtme e Lumit Vjosa përfshin ekosisteme (lumin, bregdetin, detin) dhe habitate (lagunën bregdetare, kriporet, dunat, etj.) të shumta të rëndësishme, këto njësi nuk janë tërësisht ekologjike natyrore, meqenëse ato ndikohen mjaft nga fragmentimi dhe veprimtaritë e tjera të njeriut.

Për zonën më të gjerë Vjosë-Nartë, dy komponentë të zonës kërkojnë vëmendje të veçantë për mbrojtje: tarraca e poshtme e Lumit Vjosa, në rrjedhën e poshtme të bashkimit me Lumin Selenica, ku çdo ndryshim në regjimin aktual mbizotërues të pashqetësuar hidrologjik do të kishte ndikime të mëdha qoftë në pjesët e ulëta (rritja e erozionit ose përbaltja e bregdetit), ashtu edhe në rrjedhën e sipërme të tarracës së Lumit Vjosa (korridori i rëndësishëm për lloje migratore të tilla si ngjala) dhe në Lagunën e Nartës.

Të gjithë kategoritë e zonave të mbrojtura parandalojnë, dhe në rastet e duhura, eleminojnë çdo praktikë të përdorimit ose menaxhimit, e cila cenon objektivat e shpalljes së zonës së mbrojtur;

megjithatë, në standardet e përcaktuara nga

7 Modelet më të përshtatshme të kategorive të IUCN-së për zonat e mbrojtura për zonën e mbrojtur të Luginës së Lumit Vjosa

IUCN-ja, kategoria nuk pasqyron efektshmërinë e menaxhimit, por përfshin zbatimin e kërkesave të menaxhimit.

Si përfundim për tarracën e poshtme ofrohen dy opsione:

Opsioni 1 për tarracën e poshtme: park kombëtar

Opsioni 2 për tarracën e poshtme: park i peizazhit

Ekuivalenti i kategorisë së IUCN-së për zonën e mbrojtur: II (park kombëtar) ose V (zonë e peizazhit të mbrojtur) me dy zona “të ndërfutura” (nënzona) ku zbatohet modeli i zonimit për nënzonën qendrore, të nivelit B. Të dy opsionet përfshijnë njësitë ekologjike (“tarracën e poshtme të Lumit Vjosa” dhe

“Lagunën e Nartës” si zona të pandashme të mbrojtura):

Opsioni 1 për tarracën e poshtme: park kombëtar

Parku kombëtar, i cili përfshin Lagunën e Nartës dhe Lumin e Vjosës në pjesën e bashkimit të tij me Lumin e Selenicës deri në derdhjen e tij në det, lidhet me kategorinë II të IUCN-së për tarracën e mesme të Lumit Vjosa, jo si nënzonë e tij qendrore, por si një prej dy nënzonave të parkut kombëtar (Nënzona e rekreacionit dhe e përdorimit tradicional ose nënzona e Zhvillimit të Qëndrueshëm).

Opsioni 2 për tarracën e poshtme: park i peizazhit

Peizazhi i mbrojtur i cili përmban dy nënzona në pjesën e tij të brendshme, ku zbatohet zonimi i mbrojtjes strikte (niveli B siç përcaktohet në Ligjin 81/2017); këto nënzona janë Laguna e Nartës dhe Lumi Vjosa në bashkimin i tij me Lumin Selenicë deri në derdhjen e tij në det.

Figura 5. Opsioni 1 për tarracën e poshtme:

park kombëtar

E KALTËR E LEHTË: zona 2 e parkut kombëtar – Nënzona e Zhvillimit të Qëndrueshëm

E KUQE: zona 2 e parkut kombëtar – Nënzona e Rekreacionit dhe Përdorimit Tradicional

E VERDHË: zona 2 e parkut kombëtar – Nënzona e rekreacionit dhe e përdorimit tradicional ose Nënzona e zhvillimit të qëndrueshëm Harta e realizuar nga autori i raportit.

Në zonën qendrore (niveli B), ndalohen veprimtaritë e mëposhtme:

(a) Shfrytëzimi i tokës me teknologji intensive, me mjete dhe mënyra që shkaktojnë ndryshime rrënjësore në biodiversitet, në strukturën dhe

funksionet e ekosistemit, ose që dëmtojnë në mënyrë të pandreqshme sipërfaqen e tokës;

(b) Neutralizimi i mbetjeve me origjinë jashtë parkut kombëtar;

(c) Shpërndarja e kafshëve dhe bimëve jovendase kur ato sjellin ndryshime në bidiversitetin e zonës;

(ç) Riprodhimi intensiv, përveç riprodhimeve shpëtuese;

(d) Ndërtimi i rrugëve, autostradave, hekurudhave, zonave urbane, linjave të tensionit të lartë dhe sistemeve të naftës dhe gazit me shtrirje të gjatë;

(dh) Larja dhe spërkatja e rrugëve me kimikate;

7 Modelet më të përshtatshme të kategorive të IUCN-së për zonat e mbrojtura për zonën e mbrojtur të Luginës së Lumit Vjosa

(e) Mbjellja e pyjeve monokulturë;

(ë) Ndezja e zjarreve jashtë vendeve e pikave të caktuara;

(f) Lëvizja e mjeteve të transportit jashtë rrugëve të caktuara;

(g) Nxjerrja e mineraleve, gurëve, torfave

me përjashtim të gurëve dhe rërës për mirëmbajtjen e parkut;

(gj) Veprimtaritë masive sportive, turistike jashtë pikave të caktuara, dhe

(h) Organizimi i garave me automjete e motocikleta.

Figura 6. Opsioni 2 për tarracën e poshtme:

park i peizazhit

VIJA E BARDHË E NDËRPRERË: Zona e parkut të peizazhit E KUQE: Nënzona qendrore e parkut të peizazhit: Zonimi i nivelit B (Rezervati i Lagunës së Nartës)

E KALTËR E LEHTË: Nënzona qendrore e parkut të peizazhit: Zonimi i nivelit B (tarraca e poshtme e Lumit Vjosa)

E VERDHË: Zona 2 e parkut të peizazhit – Nënzona e përdorimit

E VERDHË: Zona 2 e parkut të peizazhit – Nënzona e përdorimit

相關文件