1
UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËSFAKULTETI I BUJQËSISË DHE MJEDISIT DEP. “PRODHIM SHTAZOR”
DEKANI MIRATOHET
Prof. Dr. Fatbardh SALLAKU
SYLLABUS I MODULIT
“ SISTEMET E PRODHIMIT TË SHPENDËVE”
Moduli është pjesë e kurrikulës së Ciklit të Dytë të Studimeve (Master Shkencor) në Inxhinieri Agrare (Drejtimi ‘Zootekni”) të Departamentit „Prodhim Shtazor”
Pedagogu:
Prof. Dr. Lumturi Sena
Përgjegjësi Departamentit
Prof. Anila Hoda
Qershor, 2016
PASQYRA E LËNDËS
1. PROGRAMI I SHKURTUAR I MODULITERROR! BOOKMARK NOT DEFINED.
2. PËRMBLEDHJE MODULIT ... 4
3. OBJEKTIVAT E MODULIT... 4
4. ZHVILLIMI I MODULIT DHE VLERËSIMIT PERFORMANCES ... 4
5. PLANI KALENDAR I ZHVILLIMIT TË MËSIMIT ... 6
6. PËRMBAJTJA E PROGRAMIT TË MODULIT ... 8
7. PLANI DHE STRUKTURA E SEMINAREVE... 9
8. LITERATURA...10
3
1. PROGRAMI I SHKURTUAR I MODULITNr. Emërtimi Përshkrimi
1
Titulli i modulit
Sistemet e prodhimit të shpendëve2
Lektor
Prof. Dr. Lumturi Sena3 Email: [email protected]
4
Programi i studimit
Cikli i Dyte i Studimeve (Master i shkencave ne Inxhinjeri Agrare) - Drejtimi: Zootekni5
Viti akademik/ Semestri Viti.II. Semestri III.
6
Vendi qe ze moduli Lëndë me zgjedhje, profesionale
7Njohurite paraprake te
nevojshme te studentit
Gjenetika, Përmirësimi racor, Anatomia dhe fiziologjia e kafsheve. Te ushqyerit e kafsheve dhe Ndertimet Blegtorale.
8
Raporti, Kohezgjatja
1:1
15 jave (15 leksione /15 praktika)
9
ECTS 4 (kater)
10
Objektivat e modulit
Studentët duhet të marrin njohuri mbi:
- Industrinë e prodhimit të shpendëve, tendencat.
- Riprodhimi, inkubacioni në shpendë.
-Sistemet dhe teknikat e mbarështrimit të shpendëve. Vlerësimi fiziologjik, ekonomik dhe ekologjik i tyre.
- Teknologjitë e reja në mbarështrimin e shpendëve.
- Ndriçimi. Programet e ndriçimit - Menaxhimi në një fermë shpendësh.
- Të ushqyerit për një performancë optimale në shpendë
11Pershkrim i shkurter i programit
- Prodhimtaria në shpendë. Struktura dhe cilësia e produkteve.
- Objektivat e mbarështimit dhe strategjitë e seleksionimit në shpendë.
- Riprodhimi, Inkubacioni, menaxhimi i punës në inkubator.
- Sistemet dhe teknikat e aplikuara në prodhim për shpendët.
Sistemet e mbajtjes për kategori të ndryshme shpendësh.
Strehimet dhe pajisjet në shpendë.
- Rritja intensive e shpendëve. Kontrolli i mikroklimës në strehimet e tyre. Ndriçimi në strehimet e shpendëve
- Menaxhimi i fermave të shpendëve.
- Të ushqyerit në shpendë. Standartet e të ushqyerit, hartimi i racioneve ushqimore dhe programet e të ushqyerit.
12
Elementet e mesimit Leksione, ushtrime, punë laboratori, punë e pavarur.
13
Detyrimet e studentit Provim, detyrë kursi, seminare.
14
Menyra e vleresimit -Vlerësimi vjetor (25%) - Provimi (75%).
15
Literatura Sena L, Stefi G. “Rritja e shpendeve”, 2009
2. PËRMBLEDHJE E MODULIT
Nëpërmjet programit të modulit studentët do të gjejnë informacionin e nevojshëm për një numër çështjesh të lidhura me:
Prodhimtaria në shpendë. Struktura dhe cilësia e produkteve. Cilësia e vezëve dhe mënyrat e vlerësimit. Cilësia e mishit të shpendëve, treguesit, mënyrat e vlerësimit të cilësisë.
Objektivat e mbarështimit dhe strategjitë e seleksionimit në shpendë. Vlerësimi i parametrave gjenetikë.
Riprodhimi në shpendë, fiziologjia e riprodhimit. Modelet e pjelljes së vezëve.
Sinkronizimi i pjelljes. Fekonditeti. Inseminimi artificial. Inkubacioni, menaxhimi i punës në inkubator.
Sistemet dhe teknikat e aplikuara në prodhim për shpendët. Sistemet e mbajtjes për kategori të ndryshme shpendësh. Sistemet alternative të mbajtjes së shpendëve. Fermat organike. Strehimet dhe pajisjet në shpendë.
Rritja intensive e shpendëve. Ndriçimi. Aspekte bazë të stimulimit të ndriçimit.
Programet e ndriçimit për kategori të ndryshme të shpendëve.
Menaxhimi i fermave të shpendëve. Praktikat më të mira për menaxhimin e mjedisit në strehimet e shpendëve.
Të ushqyerit në shpendë. Roli i të ushqyerit në gjendjen shëndetësore të shpendëve.
Standartet e të ushqyerit, hartimi i racioneve ushqimore dhe programet e të ushqyerit për kategori të ndryshme të shpendëve.
3. OBJEKTIVAT E MODULIT
Nëpërmjet programit të modulit “Sistemet e prodhimit të shpendëve”, studentët do të fitojnë aftësitë dhe informacionin e nevojshëm lidhur me:
Industrinë e prodhimit të shpendëve, tendencat.
Riprodhimi, inkubacioni në shpendë.
Sistemet dhe teknikat e mbarështrimit të shpendëve. Vlerësimi fiziologjik, ekonomik dhe ekologjik i tyre.
Teknologjitë e reja në mbarështrimin e shpendëve.
Ndriçimi. Programet e ndriçimit
Menaxhimi në një fermë shpendësh.
Të ushqyerit për një performancë optimale në shpendë
4. FORMATI I ZHVILLIMIT TË MODULIT DHE ELEMENTËT E VLERËSIMIT
5
Zhvillimi i leksioneve do të realizohet bazuar në materialet e përgatitura dhe të prezantuar në formë slide-sh në PoëerPoint (PPT) nga drejtuesi i modulit. Këto leksione do t’i jepen studenteve në fillim të modulit. Elementë të tjerë do të shërbejnë si tregues të vlerësimit të performancës së studentëve, gjatë dhe në fund të semestrit. Formati i zhvillimit të punëve praktike dhe ato laboratorike do të konsiderohen si një komunikim i ndërsjellë midis lektorit dhe studentëve bazuar në çështjet e modulit. Niveli i angazhimit të studenteve në seminare do të vlerësohet sipas Tabelës 1.
Pjesëmarrja dhe angazhimi në praktika mësimore/laboratorë është një element i rëndësishëm, jo vetëm për vlerësimin e performancës së studentëve, por dhe si një mundësi e praktikimit të njohurive teorike të fituara gjatë zhvillimit të modulit. Një informacion lidhur me strukturën, formatin, dhe prezantimin e detyrës së kursit do t’i jepet studentëve në javën e parë të zhvillimit të modulit.
Janë parashikuar nje testim (2 orë) me goje: testimi i ndërmjetëm është parashikuar gjatë javës mësimore të 10 dhe 11 me qëllim vlerësimin e njohurive deri në atë javë.
Testimi/provimi përfundimtar është një element i rëndësishëm në vlerësimin e performancës së studentëve. Ky provim përfundimtar zë 75% të vlerësimit përfundimtar. Një informacion lidhur me formatin e këtij provimi do t’i jepet studentëve në javën e fundit të zhvillimit të modulit.
Tabela 1. Elementët bazë të vlerësimit të mësimxënies
Nr Elementet e vlerësimit të dijeve % Pikët
1 Pjesëmarrja dhe angazhimi në seminare/laboratorë 5% 5 Pikë
2 Detyrë kursi 10% 10 Pikë
3 Detyra kontrolli (testime ndërmjetëse) 10% 10 Pikë
5 Provim përfundimtar (me shkrim) 75% 75 Pikë
6 Totali 100% 100 Pikë
Pikët e marra nga studentët do të konvertohen në nota sipas rregullores së studimeve, siç tregohen në tabelën vijuese.
Kufijtë i pikëve Nota
0 – 44 4
45 – 54 5
55 – 64 6
65 – 74 7
75 – 84 8
85 – 94 9
95 – 100 10
5. PLANI KALENDAR I ZHVILLIMIT TË MËSIMIT
Java e Semestrit
LLOJET DHE PËRMBAJTJA E MËSIMEVE Leksione (kapitujt dhe temat sipas
programit) Or
ë
Mësime praktike dhe laboratorike
(të tregohet tema) Orë Seminare, Projekt kurse etj.
Orë
1 2 3 4 5 6 7 8
Java e I
Prodhimtaria në shpendë. Struktura dhe cilësia e produkteve. Cilësia e vezëve dhe mënyrat e vlerësimit. Cilësia e mishit të shpendëve, treguesit, mënyrat e vlerësimit të cilësisë. Faktorët që ndikojnë në cilësinë e mishit. Aspekte ekonomike dhe të tregtimit të mishit të shpendëve.
1 Në laborator: Matja dhe vlerësimi i cilesisë së vezëve.
1
Java e II
Riprodhimi në shpendë, fiziologjia e riprodhimit. Modelet e pjelljes së vezëve. Sinkronizimi i pjelljes.
Fekonditeti. Inseminimi artificial.
Përdorimi komercial i inseminimit artificial.
1 Në laborator: Matja dhe vlerësimi i cilesisë së mishit të shpendëve. 1
Java e III Inkubacioni, menaxhimi i punës në
inkubatorë. 1 Llogaritja e treguesve të
eficiencës teknike të
prodhimit ne shpende 1 Java e IV
Objektivat e mbarështimit dhe strategjitë e seleksionimit për pulat e prodhimit dhe brojlerët. Vlerësimi i parametrave gjenetikë. Modifikimi gjenetik në shpendë. Teknologjitë e reja me potencial aplikimi në prodhimtarinë e shpendëve.
1 Llogaritja e treguesve të eficiencës teknike të
prodhimit ne shpende 1
Java e V
Sistemet dhe teknikat e aplikuara në prodhim për shpendët. Sistemet e mbajtjes për kategori të ndryshme shpendësh.
1 Skemat e fermave racore për prodhim mishi dhe për prodhim veze.
Skemat e ndryshme të hibridizimit që përdoren në shpendë.
1
Java e VI Sistemet alternative të mbajtjes së shpendëve. Fermat organike. Rritja intensive e shpendëve.
1 Vlerësimi dhe krahasimi i sistemeve të mbajtjes
së shpendëve 1
Java e VII Ndryshimet në cilësi midis produkteve të siguruara nga shpendët e mbajtur në rritje intensive dhe nga ato të mbajtur
1 Studimi dhe llogaritja e parametrave të
mikroklimës në lokalet 1
7
Java e VIII
Menaxhimi i fermave të shpendëve.
Praktikat më të mira për menaxhimin e mjedisit.
1 Vizitë në një fermë shpendësh. Njohja me fermat e shpendeve, strehimet, pajisjet dhe tekniken e mbajtjes.
Organizimi i punës në fermë (për prodhim mishi, për prodhim veze). Sistemet e ciklizimit.
1
Java e IX
Menaxhimi i të ushqyerit (aplikimi i të ushqyerit me faza, përdorimi i dietave me nivel të ulët proteine dhe
suplementimi i tyre me aminoacide sintetikë, përdorimi i fitazës, përdorimi i fosfateve me tretshmëri të lartë,
përdorimi i aditivëve ushqimorë).
1 Vizitë në një fermë shpendësh. Njohja me fermat e shpendeve, strehimet, pajisjet dhe tekniken e mbajtjes.
Organizimi i punës në fermë (për prodhim mishi, për prodhim veze). Sistemet e ciklizimit.
1
Java e X
Teknikat për përdorimin eficient të ujit, teknikat për përdorimin me efiçiencë të energjisë (masat për kursimin e
energjisë, metodat e menaxhimit të energjisë), teknikat për minimizimin e emetimeve nga strehimet e shpendëve.
1
Seminar
1
Java e XI Ndriçimi. Principet bazë të stimulimit me dritë. Performanca e shpendëve nën ndriçimin natyral.
1 Seminar
1
Java e XII Programet e ndriçimit për rritjen e zogjve të remontit dhe për rritjen e zogjve të mishit. Programet komerciale të ndriçimit.
1 Programet e të ushqyerit
të shpendëve. 1
Java e XIII
Principet e të ushqyerit të shpendëve.
Rëndësia e nutrientëve të ndryshëm në rritjen e prodhimtarisë. Të ushqyerit dhe pesha e vezëve. Të ushqyerit dhe pesha trupore. Të ushqyerit dhe treguesit e çeljes. Roli i të ushqyerit në gjendjen shëndetësore të shpendëve.
1 Hartimi i racioneve ushqimore të përshtatshme për tregues optimalë të performancës në shpendë.
1
Java e XIV
Principet e të ushqyerit të shpendëve.
Rëndësia e nutrientëve të ndryshëm në rritjen e prodhimtarisë. Të ushqyerit dhe pesha e vezëve. Të ushqyerit dhe pesha trupore. Të ushqyerit dhe treguesit e çeljes. Roli i të ushqyerit në gjendjen shëndetësore të shpendëve.
1 Detyrë kursi
1
Java e XV Standartet e të ushqyerit, hartimi i racioneve ushqimore dhe programet e të ushqyerit për kategori të ndryshme të shpendëve
1 Detyrë kursi
1
6. PËRMBAJTJA E PROGRAMIT TE MODULIT Leksione
Tema Nr. 1. Prodhimtaria në shpendë. Struktura dhe cilësia e produkteve. Cilësia e vezëve dhe mënyrat e vlerësimit. Cilësia e mishit të shpendëve, treguesit, mënyrat e vlerësimit të cilësisë.
Faktorët që ndikojnë në cilësinë e mishit. Aspekte ekonomike dhe të tregtimit të mishit të
shpendëve. (1) orë.
Tema Nr. 2: Riprodhimi në shpendë, fiziologjia e riprodhimit. Modelet e pjelljes së vezëve.
Sinkronizimi i pjelljes. Fekonditeti. Inseminimi artificial. Përdorimi komercial i inseminimit artificial. Inkubacioni, menaxhimi i punës në inkubatorë. (2) orë.
Tema Nr. 3: Objektivat e mbarështimit dhe strategjitë e seleksionimit për pulat e prodhimit dhe brojlerët. Vlerësimi i parametrave gjenetikë. Modifikimi gjenetik në shpendë. Teknologjitë e reja
me potencial aplikimi në prodhimtarinë e shpendëve. (1) orë
Tema Nr. 4: Sistemet dhe teknikat e aplikuara në prodhim për shpendët. Sistemet e mbajtjes për kategori të ndryshme shpendësh. Sistemet alternative të mbajtjes së shpendëve. Fermat organike. Rritja intensive e shpendëve. Ndryshimet në cilësi midis produkteve të siguruara nga shpendët e mbajtur në rritje intensive dhe nga ato të mbajtur në sistemet alternative. (3) orë
Tema Nr.5: Menaxhimi i fermave të shpendëve. Praktikat më të mira për menaxhimin e mjedisit. Menaxhimi i të ushqyerit (aplikimi i të ushqyerit me faza, përdorimi i dietave me nivel të ulët proteine dhe suplementimi i tyre me aminoacide sintetikë, përdorimi i fitazës, përdorimi i fosfateve me tretshmëri të lartë, përdorimi i aditivëve ushqimorë), teknikat për përdorimin eficient të ujit, teknikat për përdorimin me efiçiencë të energjisë (masat për kursimin e energjisë, metodat e menaxhimit të energjisë), teknikat për minimizimin e emetimeve nga strehimet e
shpendëve. (3) orë
Tema Nr.6: Ndriçimi. Principet bazë të stimulimit me dritë. Performanca e shpendëve nën ndriçimin natyral. Programet e ndriçimit për rritjen e zogjve të remontit dhe për rritjen e zogjve
të mishit. Programet komerciale të ndriçimit. (2) orë
Tema Nr.7: Principet e të ushqyerit të shpendëve. Rëndësia e nutrientëve të ndryshëm në rritjen e prodhimtarisë. Të ushqyerit dhe pesha e vezëve. Të ushqyerit dhe pesha trupore. Të ushqyerit dhe treguesit e çeljes. Roli i të ushqyerit në gjendjen shëndetësore të shpendëve. Standartet e të ushqyerit, hartimi i racioneve ushqimore dhe programet e të ushqyerit për kategori të
ndryshme të shpendëve. (3) orë
9
7. PLANI DHE STRUKTURA E SEMINAREVE DHE LABORATORËVEA. Struktura e praktikave ose laboratorëve
Tema Nr.1. Në laborator: Matja dhe vlerësimi i cilesisë së vezëve.
Në laborator do të analizohen nga studentët (të ndarë në grupe) cilësitë e vezëve për të përcaktuar freskinë e tyre dhe elementë të tjerë të cilësisë (format indeksi, pesha specifike, indeksi i së verdhës, njësia Haugh, trashësia e lëvozhgës, etj). (1) orë Tema Nr.2. Në laborator: Matja dhe vlerësimi i cilesisë së mishit të shpendëve.
Në laborator do të analizohen nga studentët (të ndarë në grupe) pula për të vlerësuar cilësitë e mishit. Do të përdoren metoda të thjeshta për përcaktimin e treguesve kryesorë. Do të përcaktohet freskia, ngjyra, aroma, aftësia mbajtëse e ujit, etj. Gjithashtu do të analizohen
raportet e përbërësve të karkasës. (1) orë
Tema Nr.3. Ushtrime. Llogaritja e treguesve të eficiencës teknike të prodhimit ne shpende Pasi të shpjegohen treguesit kryesore qe po përdoren aktualisht në fermat komerciale të shpendëve për mish dhe për vezë do të zgjidhen raste studimi. Do të llogariten tregues të tillë si FCR (koeficienti i konvertimit të ushqimit). IP (indeksi i prodhimit), EBI (indeksi europian i brojlerëve), EPEF (faktori europian i eficiencës së prodhimit), URI (indeksi i të ardhurave për
njësi), etj. (2) orë
Tema Nr.4. Skemat e fermave racore për prodhim mishi dhe për prodhim veze. Skemat e
ndryshme të hibridizimit që përdoren në shpendë. (1) orë
Tema Nr.5. Vlerësimi dhe krahasimi i sistemeve të mbajtjes së shpendëve.
Në klasë do të diskutohet me studentët rreth sistememeve intensive dhe jo intensive të prodhimit. Kërkesat për një performancë optimale në sisteme të ndryshme të mbajtjes dhe
studimi i faktorëve që lidhen me performancën. (1) orë
Tema Nr.6. Studimi dhe llogaritja e parametrave të mikroklimës në lokalet e shpendëve.
Programet e ndriçimit që aplikohen për mosha e kategori të ndryshme shpendësh. (1) orë Tema Nr.7. Vizitë në një fermë shpendësh. Njohja me fermat e shpendeve, strehimet, pajisjet dhe tekniken e mbajtjes. Organizimi i punës në fermë (për prodhim mishi, për prodhim veze).
Sistemet e ciklizimit. (2) orë
Tema Nr.8. Seminar
Do të zhvillohet me gojë, në formën e një diskutimi lidhur me temat që janë zhvilluar deri në
këtë kohë. (2) orë
Tema Nr.9. Programet e të ushqyerit të shpendëve. Hartimi i racioneve ushqimore të përshtatshme për tregues optimalë të performancës në shpendë. (2) orë Tema Nr.10.: Detyrë kursi
Detyra e kursit do të konsistojë në hartimin e një plan biznesi për një fermë shpendësh. Detyra do të jetë individuale. Studenti do të zgjedhë vet specjen e shpendit, apo kategorinë që do të mbarështohet në fermë. Mënyrën e mbajtjes, teknologjinë e përdorur, ushqimet, etj. (2) orë
8. LITERATURA
Hocking Paul. “Biology of breeding poultry”. 2009.
J.M.Mc Nab, K N Boorman. Poultry feedstuffs.2002 Leeson S, Summers J.D “Broiler Breeder Production” 2000 Leeson S, Summers J.D “Scott’s Nutrition of the Chicken” 2001 Nuhad Joseph Daghir. Poultry Production in Hot Climates. 2008 R.I.Richardson, G C Mead. Poultry meat science. 1999
Reference document on “Best Available Techniques for Intensive Rearing of Poultry and Pigs ».
(2015)
Rose S.P, “Principles of Poultry Science”. 1998 Sena L, Stefi G. “Rritja e shpendeve”, 2009
WilleyA John &Sons, “Handbook of poultry science and technology” 2000
Pedagogu i modulit
Prof. Dr. Lumturi Sena Tiranë, më 30.06.2016